Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov, njoftoi sot MPJ-ja e Maqedonisë.
Marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve, thellimi i bashkëpunimit Rusi-Maqedoni edhe bashkëpunim tregtar dhe implementimin i projekteve të përbashkëta në sistemin energjetik kanë qenë temat në të cilat kanë biseduar Lavrov dhe Poposki.
Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Maqedonisë, siç njoftoi MPJ-ja ruse, kanë këmbyer mendime edhe situatën në Ballkan edhe tema tjera aktuale nga marrëdhëniet ndërkombëtare. Në takim, Poposki e ka ftuar Lavrovin ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.
“Kemi tema për të biseduar. Duhet ta shqyrtoj plan-agjendën time, e cila është shumë e ngjeshur dhe shpesh ndryshohet” tha Lavrov ndërsa Poposki duke i konfirmuar ka theksuar se do të jetë i lumtur nëse së shpejti e sheh në Shkup, transmeton agjencia ruse TASS.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...