Ministri i jashtëm i Polonisë, Witold Vaščikovski, ka thënë në Amsterdam se Polonia duhet të tërheqë ushtarët e saj nga Kosova, që shërbejnë në kuadër të KFOR-itm, dhe t’i dërgojë në Maqedoni.
Kjo pasi, sipas tij, forcat polake do të ndihmonin autoritetet maqedonase që të menaxhojë turmat e refugjatëve që po depërtojnë nga kufiri me Greqinë.
“Polonia ka ndihmuar tashmë Slloveninë. Duhet ta marrim parasysh nëse është e nevojshme që forcat tona që janë aktualisht në Kosovë të dërgohen në një nga kufijtë evropian ku ka nevojë për përkujdesje”, ka thënë ai.
Këto deklarata Vaščikovski i ka bërë në një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Amsterdam, ka raportuar televizioni polak “Polsat”, transmeton KosovaPress.
Ai konfirmoi se Maqedonia ka kërkuar ndihmë lidhur me problemin e refugjatëve dhe menaxhimin e kufijve, ndërsa ka thënë se kjo gjë do të diskutohet në Qeverinë e Polonisë, për të parë mundësitë që forcat ushtarake nga Kosova të dërgohen në Maqedoni.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...