Një armë automatike, një pistoletë dhe municion janë gjetur në një shtëpi në fshatin Kopanicë të Tetovës, njoftojnë nga policia, përcjell in7.
Sipas MPB-së, dje është privuar nga liria personi B.Z (32) nga fshati Kopanicë të Tetovës, pasi në shtëpinë e tij, gjatë një kontrolli të ekzekutuar me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një kornizë me 19 plumba të kalibrit 7.62. milimetra, një pistoletë Barretta, 162 plumba të kalibrit 7.62 mm dhe një plumb të kalibrit 7.65 mm.
B.Z pas kësaj është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për sqarimin e plotë të çështjes. Ai do të sillet para gjykatësit sot në procedurë paragjyqësore në Gjykatën Themelore të Tetovës./express
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...
Ambasadorja shqiptare në Izrael: Situatë e tensionuar, 12 sh...
Më 5 mars mbahet seancë solemne për 28-vjetorin e Epopesë së...