Në dy raste të veçanta, policia e Maqedonisë ka parandaluar tentativën për trafikimin e gjithsej 20 refugjatëve nëpërmjet kufinjve të Maqedonisë. Njëri rast është regjistruar në fshatin Miletkovë të Gjevgjelisë, ndërsa rasti tjetër në vendkalimin kufitar në Dojran të Vjetër.
Ekipi policor nga Stacioni policor për kalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare “Bogorodica” ka ndalur furgon “Fiat Ducato” me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga 28 vjeçari nga Strumica. Gjatë kontrollit, në automjet policia ka zbuluar 15 refugjatë, prej të cilëve 8 nga Siria, 5 nga Pakistani dhe 2 nga Iraku. Refugjatët janv mbajtur në stacionin policor, ndërsa vozitësi është arrestuar, shkruan Telegrafi.
Në rastin e dytë janë zbuluar 5 refugjatë. Rasti është regjistruar dje në mëngjes në hyrjen për në Maqedoni, vendkalimi te Dojrani i Vjetër, ku automjeti ngarkues është ndaluar për shkak të dyshimit të mbingarkesës. Në të janë zbuluar 5 persona, nga të cilët, dy të rritur dhe tre persona të moshës 12, 14 dhe 16 vjeçare, prej të cilëve katër nga Afganistani dhe një nga Bangladeshi./Telegrafi/
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...