Moti i keq dhe temperaturat e acarta e kanë bërë thuajse të pamundur zhytjen e palombarëve në ujërat e ftohta të liqenit të Pogradecit, për të kërkuar për trupin e peshkatarit Gëzim Seitllari, i humbur prej datës 31 dhjetor.
Palombarë nga Tirana kanë shkuar në Pogradec në ndihmë të kërkimeve, por pa mundur dot të zhyten këtë të enjte për shkak të temperaturave nën zero, që e bëjnë të papërballueshme situatën gjatë zhytjes, ndaj dhe kërkimet kanë vijuar me varka, me shpresën se trupi do të ketë mundur të dalë në bregun e liqenit.
Gëzim Seitllari, 57 vjeç, doli për peshkim në orën 5 të mëngjesit të 31 dhjetorit, e prej atëherë nuk është kthyer më në banesë. Baba i dy fëmijëve, nga fshati Memlisht, ai humbi kontaktet me familjarët, të cilët njoftuan menjëherë policinë.
Të mërkurën në mëngjes, varka e peshkatarit është gjetur në thellësi të liqenit, së bashku me disa nga rrobat e tij në zonën e Hudenishtit, çfarë ka shtuar dyshimet se peshkatari është mbytur.
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...