Maqedonia dhe Kosova planifikojnë përforcimin e bashkëpunimit në më shumë sfera, si transporti hekurudhor, mbrojtja, diaspora, inovacionet, kultura dhe ekonomia.
Këtë do ta realizojnë përmes nënshkrimit të marrëveshjeve për intensifikim të bashkëpunimit në këto fusha edhe atë në seancën e parë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe të Kosovës.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dje në seancë qeveritare u emërua koordinator për seancën dhe ai në koordinim me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës duhet të caktojnë datë për mbajtjen e seancës, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha./Telegrafi
Rast i pazakontë në Kaçanik: Gjuajtje me armë zjarri, vetaks...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në...
Tejkaloi kolonën përmes trotuarit, vozitësi gjobitet me 200 ...
Rama ndan video nga vizita në Bazilikën e Zojës së Këshillit...
Ministri i Jashtëm gjerman: Çdo marrëveshje për kontrollin e...
Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, arrestohen...