Mendoj se Bashkimi Evropian duhet të korrigjojë gabimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha eurodeputeti kroat, Tomino Picula në intervistë për “360 gradë”.
“Kjo në njëfarë mënyre tregon edhe tronditje. Pa dallim të refuzimit natyror nga ana e Macron, mendoj se shumica e vendeve janë të bindur se ishte vendim i gabuar por edhe se ajo duhet të korrigjohet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Nuk do të thesha se refuzimi i Macronit është për shkak të mungesës së reformave. Ai as nuk tha se nuk ka reforma në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Picula.
Eurodeputeti tha se qeveria e Zoran Zaevit disa herë ka marrë vendime të guximshme, kur problemet e kanë shikuar në sy./Telegrafi/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...