Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka theksuar se institucionet e Bashkimit Evropian duhet të kenë një qasje më të qartë dhe më të unifikuar ndaj Serbisë. Ai ka kritikuar udhëheqësit e Këshillit dhe Komisionit Evropian për qëndrime të ndryshme dhe mungesë konsistence në raport me zhvillimet në këtë vend.
Sipas tij, institucionet evropiane duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje asaj që po ndodh aktualisht në Serbi, duke vlerësuar se presidenti Aleksandër Vuçiq dhe udhëheqja e tij “po bëjnë hapa prapa në raport me standardet demokratike”.
Picula paralajmëroi edhe për rrezikun që paraqet ideja e “botës serbe”, duke theksuar se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian, e jo, siç u shpreh ai, “projekteve imagjinare nën ombrellën e Serbisë”, raportoi N1.
“Pse Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i BE-së që e shqyrton situatën në Serbi në mënyrë kritike. Të tjerë, si Komisioni Evropian dhe pjesërisht Këshilli Evropian kanë qasje të ndryshme. Pse? Do të ishte mirë t’u drejtoheshim udhëheqësve të këtyre institucioneve. Ne duhet ta nivelizojmë dhe standardizojmë qasjen ndaj Serbisë sepse BE-ja nuk është vetëm një bashkësi që ndan karakteristika të rëndësishme si tregun e përbashkët dhe valutën – është po ashtu një bashkësi vlerash dhe rreziqesh të përbashkëta. Dhe nuk e shoh udhëheqjen serbe që ndjek këto vlera – ata janë më të interesuar në fondet evropiane”, ka thënë ai.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit