Pesë zjarre të mëdha janë aktualisht aktiv në rajonin e Prilep, përfshirë zjarrin përgjatë autostradës Prilep-Gradsko afër Pletvar në lokalitetin Trojaci-Radobil.
Për shkak të tymit të rëndë dhe uljes së shikueshmërisë, trafiku është ndalur dhe ka një kolonë të gjatë automjetesh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zjarre aktive ka edhe në fshatrat Podmol, Bonce, Debresht, Dolnensko. Aty kryesisht digjet pyje me bar të ulët. Viktor Stojceski, nga Njësia Zjarrfikëse në Prilep, thotë se ata kanë ndihmë nga ekipet e qyteteve fqinje.
“Ekipet janë vazhdimisht në terren në pikat e nxehta, ndihmë ka arritur nga Kavadari dhe Krusheva, dhe ekipe nga shërbimet publike të Prilep janë në terren”, tha Stojceski./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...