Bojan Mariçiq i LSDM-së dhe Stefan Andonovski i VMRO-DPMNE-së në emisionin “Rruga Drejtë” u përplasën për Prokurorinë, shkarkimin e Mizrahit dhe aksionin e fundit në Krushopek. Mariçiq akuzoi se ministri teknik i VMRO-DPMNE-së për pikë politike ka rrezikuar aksion policor i përgatitur një vit, vetëm me qëllim që të tregojë se lufton kundër krimit dhe korrupsionit.
Në garë për të mbështetur atë pamje të trishtë, u vu në rrezik një aksion serioz për luftën kundër narkotikëve në një kanal ndërkombëtar në bashkëpunim dhe në veprim të punuar për më shumë se një vit kur Spasovski ishte ministër i brendshëm. Ju nuk mund të distancoheni nga Ilija Dimovski sa të doni, por ai është deputet i VMRO-DPMNE-së, dhe mund të jetë përsëri. Pamja është e trishtë për të kërkuar pikë të vogla politike që rrezikojnë aksionet policore- deklaroi Ton Bojan Maraçiq, LSDM.
Sipas VMRO-së, në një periudhë të shkurtër që kur me ministrinë udhëheq teknikisht Naqe Çulev, ka pasur aksion për luftë kundër drogës dhe krimit. Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE sqaroi se pasi janë marrë informacione se bëhet fjalë për një kanal ndërkombëtar, ka filluar aksioni.
Informacionet që dolën nga MPB duhet t’i ndjekim nëpër statusin e Facebook-ut të ministrit, që është bartësi i vetëm përgjegjës në ministri. Shifra të këtilla prej tij nuk dëgjuam. Ajo që deputetët apo qytetarë tjerë kanë publikuar, është përgjegjësi e mediave dhe qytetarëve, ai duhet t’i kundërvihet tendencës së krimeve që ndodhin ndërsa deri më tani në 3 vitet e fundit nuk ka epilog”- tha Andonovski.
Mariçiq dhe Andonovski u përplasën edhe për gjyqësorin dhe Ligjin e prokurorisë publike. Sipas të parit, gjyqësori në një pjesë ende është bastion i VMRO DPMNE dhe për këtë nuk ka epilogë gjyqësor ndërsa sipas të dytit, LSDM në mënyrë klandestine e ka miratuar ligjin.
Lidhur me dokumentet e udhëtimit, të dytë e hidhnin fajin, por nuk ofruan zgjidhje.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...