Ka përfunduar pa marrëveshje takimi në mes kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili u mbajt me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.
Takimi zgjati afër tre orë, ndërsa në fund nuk pati marrëveshje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetarët e të dy partive pas takimit u prononcuan për media, por nuk zbuluan detaje nga takimi.
Ata thanë se bisedimet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme do të vazhdojnë ditëve në vazhdim.
Ndryshe, LSDM kërkon që zgjedhjet të mbahen më 5 korrik, ndërsa OBRM-PDUKM-ja është kundër, pasi vlerëson se jeta e qytetarëve do të vendoset në rrezik.
Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpuni...
Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-kr...
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...