Në Komisionin Shtetëror për Zgjedhje sonte deri në orën 19:30 kur përfundoi afati, gjithsej janë parashtruar 2.141 ankesa për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare.
Sot pasdite para përfundimit të afatit, 1.982 ankesa parashtroi partia E majta, ndërsa më herët Aleanca për Shqiptarët parashtroi 77 ankesa. Mbrëmë u parashtruan 82 ankesa, ndërsa shumica u parashtruan nga ASH, por ka edhe nga OBRM-PDUKM.
LSDM bëri të ditur se nuk do të parashtrojë kërkesa në këto zgjedhje, njofton telegrafi maqedoni.
Pas përfundimit të afateve, KSHZ pritet të caktojë mbledhje nesër, dhe jo më vonë se ditën e hënë publikisht do t’i shqyrtojë dhe do të vendosë ndaj tyre.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...