Në mesnatë përfundoi grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatët për kryetar shteti.
Deri tani 10.000 nënshkrimet e nevojshme i mbodhën, Gordana Siljanovska Davkova, Blerim Reka dhe Stevo Pendarovski.
Nënshkrime mblodhën edhe Filip Petrovski, Dimçe Petrovski, Josiv Mirçevski dhe Gospodin Poposki, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pritet që KShZ pas numërimit të nënshkrimeve, të deklarohet për n umrin e kandidatëve që kanë plotësuar kushtin.
Mbledhja e nënshkrimeve filloi më 23 shkurt.
Kandidatët për kryetar të Republikës në KShZ duhet t’i dërgojnë kandidaturat deri më 21 mars, ndërsa fushata zgjedhore duhet të fillojë më 1 prill.
Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 5 maj./Telegrafi/
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund t...
Osmani takon William Walkerin në prag të përvjetorit të Masa...
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...