Ekipi i zjarrfikësve nga Kumanova me afërsisht 20 makina zjarrfikëse, janë angazhuar në shuarjen e zjarrit i cili shpërtheu sonte në lokalitetin “Kasapski krug”, ku u pushtua nga zjarri edhe një pjesë e hapësirës së Departamentit për Kadastër dhe Patundshmëri në Kumanovë.
Sipas informacioneve të komandatit të zjarrfikësve në Kumanovë, Dejan Ilievski, zjarrfikësit akoma punojnë në lokalizimin e zjarrit.
Ai shtoi se gjatë natës një ekip do të qëndrojë në kujdestari.Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, ka kryer hetime në hapësirat e të ashtuquajturës Komuna e vjetër e Kumanovës, pasi në atë ndërtesë janë të vendosura disa departamente dhe sektore të komunës,përcjell Telegrafi Maqedoni.Ai tha se është shkaktuar dëm i madh material dhe se prej nesër do të kryejnë hetime. Sipas informacioneve të para të ekipeve në terren, një person është lënduar.
Serbët e dogjën në luftë, Kurti njofton marrëveshjen për rin...
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për fermerët
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...