Grafiti i flamurit kuq e zi, i cili gjendet në urën e Tërgajes, në Lumin Cem afër Tuzit është vandalizuar nga disa persona të cilët postuan edhe fotografitë e këtij akti vandal në Facebook.
Ata mbuluan me ngjyrë të bardhë shqiponjën dy krenare dhe në vend të saj vendosen simbolin serb me 4 C. Ende nuk dihet identiteti i personave në fjalë megjithëse ata këtë akt e kanë publikuar në një grup të mbyllur në Facebook, transmeton IndeksOnline.
Sipas banorëve vendas këta janë serb të Malit të Zi dhe ky është një provokim i rëndë që po ju bëhet banorëve autokton shqiptar në këto vise.
Kjo është hera e dytë që po përdhoset flamuri shqiptar i vendosur në këtë urë, një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në vitin 2016.
Ende nuk janë bërë një muaj, që kur më 28 dhjetor të vitit të kaluar është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi ligji për Simbolet Kombëtare i hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave ku shqiptarëve atje u lejohet përdorimi i simboleve kombëtare, gjendja në teren po duket vështirë e realizueshme. /Indeksonline

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...