Vetëm për një ditë në Shkup kanë ndodhur tre aksidente trefiku, në të cilat kanë marrë pjesë motoçiklistë, ndërsa njëri ka përfunduar me fatalitet.
Me përmirësimin e motit, rrugët e Shkupit janë shndërruar në pista për garë mes motoçiklistëve.
Statistikat e aksidenteve tregojnë se prej muajit janar deri tani, në aksidente komunikacioni janë lënduar 40 motoçiklist, ndërsa nëntë janë humbur jetën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB thonë se në tre muajt e kaluar në metropole janë regjistruar 16 aksidente, prej të cilave dy kanë përfunduar me fatalitet. Prej atje shtojnë se po ndërmarrin masa rigoroze dhe kanë shtuar kontrollet policore.
Përndyshe, për mosrespektimin e rregullave në komunikacion, dënimet janë prej 50 deri 500 euro, ndërsa motoçiklistët kërkojnë pista të veçanta për garim.
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun