Në gusht të këtij viti në Maqedoni janë evidentuar 156, 763 turistë që kanë realizuar 694.641 bujtje.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në gush të këtij viti është ulur për 7,2 për qind në krahasim me të njëjtin muaj vjet, ndërsa numri i bujtjeve është më i vogël për 3,9 për qind.
Gjatë kësaj periudhe, numri i turistëve të vendit është ulur për 4,5 për qind ndërsa ata të huaj për 10,9 për qind.
Turistët vendorë kanë realizuar 0,7 për qind më pak të bujtjeve, ndërsa të huajt për 13,8 për qind më pak.
Në tetë muajt e parë të vitit në Maqedoni janë regjistruar 617.150 turistë që është rritur në krahasim me vjet për 4,1 për qind.
Ata realizuan 1.929.279 bujtje ose për 1,8 për qind më shumë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...