Për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Maqedoni që do të mbahen sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.101 vëzhgues vendor dhe të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj. KSHZ për raundin e dytë të zgjedhjeve ka akredituar numër shtesë të vëzhguesve dhe gazetarëve.
Nga vëzhguesit vendor numër më të madh të vëzhguesve ka MOST – 2.917, pastaj Shoqata e Qytetarëve ZHA, “Sinergia” – Shtip 1.829, Civil – Qendra për Liri 207, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër-Shkup 125. Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvilim gjashtë vëzhgues.
Nga vendet e jashtme, numër më të madh vëzhgues ka Misioni i OSBE/ODIHR 289, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 35, Delegacioni i BE-së 23, Qendra Studimore Ndërkombëtare për Zgjedhje (IESC) 18…
Në KSHZ janë akredituar edhe 315 përkthyes.
Për raundin e dytë zgjedhor janë akredituar edhe njëzet gazetarë dhe atë nga Al Xhezira Ballkan, Zëri i Amerikës, Agjencia për lajme Kosova Press, Agjencia informative ruse TASS, televizioni shtetëror hungarez, Zëri i Amerikës, Asoshieted Pres dhe TV Koha vizion – Prishtinë.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 15 tetor ishin akredituar 5.011 vendor dhe 373 vëzhgues të huaj si dhe gjashtë gazetarë të huaj.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...