Pentagoni ka përshëndetur vendimin e Maqedonisë ta pranojë grupin e shtetasve të saj, të cilët si ushtarë të huaj janë robëruar në Siri. MPB-ja dje njoftoi se në një aksion të përbashkët me Komandën e Koalicionit Antiterrorist Global dhe Forcat Demokratike Siriane i ka arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë luftuar në fushëbetejat në Siri dhe Irak.
Zëdhënësi i Pentagonit, Shon Robertson, për CNN deklaroi se Forcat Demokratike Siriane deri në korrik i kanë robëruar 600 mercenarë të huaj prej më shumë se 40-të vendeve. Mes tyre, sipas këtij komandanti të marinës amerikane, ka pasur rreth 40 mercenarë nga Rusia, 10 nga Gjermania dhe një numër më i vogël nga Franca. Nuk është saktësuar nëse mes tyre përveç shtatë shtetasve të Maqedonisë ka edhe shtetas të tjerë të Maqedonisë.
Luftëtarët e riatdhesuar janë arrestuar nga njësitë e Forcave Demokratike Siriane.
Zëdhënësi Erik Pahon, megjithatë, për “Washington Times” deklaroi se, Maqedonia ka treguar shembull për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global si të mposhtet ISIS dhe theksoi se luftëtarët e huaj terroristë nuk janë problem vetëm për Sirinë apo për rajonin, por, siç sqaroi, ata janë problem global që kërkon bashkëpunim global./Telegrafi/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...