Kandidati për president i mbështetur nga pushteti Stevo Pendarovski në tubimet në Haraçinë dhe Gazi Babë tha se koncepti i tij si president është që shoqëria të jetë e pajtuar mes vete. Pendarovski tha se të bashkuar brenda, hapen dyert për integrimet euroatlantike. Tha se si president do t’i përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, politike apo fetare.
“Ju e dini që nuk ka vend që mund të zgjidhë problemet e tij që janë kryesisht të natyrës socio-ekonomike, nëse nuk është pjesë e Evropës. Prandaj, morëm përgjegjësinë dhe morëm vendime të vështira. Sepse nuk menduam për rejtingun politik, por u kujdesëm për një të ardhme më të mirë për Maqedoninë e Veriut”, Pendarovski, Kandidat për president./Shenja/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...