Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka reaguar pas arratisjes së ish-kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov.
Pendarovski i fton të gjithë institucionet që të marrin masat e nevojshme për të zbatuar vendimin e gjykatës për ndalimin e tij.
“Zhvillime të tilla janë të papranueshme për një vend që pret të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që po punon shumë për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të ndërtuar besimin në shtetin e së drejtës. Kjo diskrediton përpjekjet dhe shpresat për të zhbërë krimin dhe korrupsionin e lartë”, tha Pendarovski.
Ai pret që institucionet kompetente të kryejnë hetim sa më shpejt të jetë e mundur për të sqaruar plotësisht rastin dhe nëse konstatohen lëshime nga institucionet kompetente, të merret përgjegjësi.
“Qytetarët kërkojnë përgjegjësi si penale ashtu edhe morale. Lufta për sundimin e ligjit do të thotë që kushdo që ka gabuar para ligjit do të ndëshkohet”, tha presidenti Pendarovski./Telegrafi/
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë