Për Stevo Pendarovskin, bashkërendues kombëtar për NATO, nuk është i nevojshëm një referendum për anëtarësim në NATO, ose jo, sepse ftesa do të vinte nga një organizatë ndërkombëtare, e jo për një bashmi, që përdoret për shtet të përbashkët të më shumë subjekteve, pa marrë parasysh llojin e rregullimit shtetëror.
Ai thekson se në këtë rast nuk shfrytëzohet Neni 120 i Kushtetutës, që ka të bëjë me një lidhje apo union me shtete tjera, por në një organizatë ndërkombëtare.
Pendarovski konsideron se rënia e përqindjes së mbështetjes së qytetarëve për anëtarësim në NATO vjen si rezultat i propagandave kundër NATO-s dhe gënjeshtrave që përhapen në opinionin publik.
Sipas tij, nëse ka referendum, do të ishte për çështjen e emrit, që është pengesa kryesore për ftesën e NATO-s./Telegrafi
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...