Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot e ka pranuar në takim ambasadoren e Suedisë në vend, Kristin Forsgren Bengston, e cila e ka informuar për vendimin e Suedisë për të dorëzuar kërkesë për anëtarësim në NATO.
Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Pendarovski e ka përshëndetur këtë vendim të Suedisë, duke e karakterizuar si vendim të një shteti sovran, ndërsa ka thënë se qëndrimi i Maqedonisë së Veriut është mbështetja e politkës së dyerve të hapura të NATO-s.
“Bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione për dinamikën e procesit të anëtarësimit në Aleancë, ku presidenti Pendarovski theksoi se me anëtarësimin e plotë të Suedisë në NATO, marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale do të marrin intensitet edhe më të fortë përmes bashkëpunimit të ardhshëm në Aleancë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar të martën në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.
Me këtë, ky vendi i jep fund neutralitetit ushtarak, neutralitet që mbante me dekada.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit