Lajmet pozitive në fund të këtij sesioni të bisedimeve në Ohër do të jenë të mira për të gjithë rajonin, jo vetëm për palët e përfshira. Këtë e ka bërë të ditur sot presidenti Stevo Pendarovski nga Ohri, në lidhje me takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që po mbahet në Ohër nën rekomandimin e BE-së.
Për rrjedhën e bisedimeve dhe pritjet prej tyre, Pendarovski tha se nuk mund të japë asnjë vlerësim sepse, siç tha ai, “ne nuk jemi pjesë e negociatave, por vetëm nikoqirë”.
“Kam pasur takime me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti, por vetëm i kam përshëndetur dhe i kam uruar punë të suksesshme. E them këtë, nuk mund ta di, sepse nuk jam në tryezën e bisedimeve. Maqedonia është thjesht mikpritëse dhe ju siguroj se do të jemi mikpritës të shkëlqyer. Mendoj se kjo mund të kontribuojë edhe pak për një rezultat pozitiv të këtyre bisedimeve, tha Pendarovski.
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë