Në parim duhet të ketë amnisti sepse kërkesa ka gjithmonë, ndërsa tani thënë teorikisht mund të merren 30 apo 50 propozime, e të mos pranohet asnjëri prej tyre, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski.
Në pyetjen e një gazetari se a duhet të ketë falje për të burgosurit, Pendarovski theksoi se gjatë vitit ka 5-6 të ashtuquajtura falje, ndërsa dy janë të detyrueshme që quhen festive ose kolektive me rastin e Vitit të Ri dhe 2 Gushtit.
Pendarovski sqaroi se amnistitë kalojnë nëpër disa nivele para se të arrijnë te Presidenti.
Ai thotë se faljet i propozojnë Drejtoritë e burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë, prej ku përcillen drejt Komisionit të përhershëm në Kabinetin e Presidentit, nga ku më pas shkojnë te Presidenti.
“Është krejtësisht e pavarur se cilat janë vendimet e mëparshme të Drejtorisë së burgjeve, çfarë propozojnë ata… pavarësisht se çfarë propozon Ministria e Drejtësisë dhe pavarësisht se çfarë propozon komisioni im në Kabinet – Unë mund të vendos si të dua. Mund të pranoj dhe mund të refuzoj”, deklaroi sot Pendarovski.
Ai shtoi se nuk është i lidhur, siç tha, me atë që ata ma propozojnë.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...