Gjykata sot shqiptoi dënim me burg prej 2 vite dhe 5 muaj edhe për të akuzuarën në MPB e cila më herët pranoi fajin në seancën e sotme gjyqësore.
Olivera Sofronievska është e akuzuara e gjashtë nga 10 të akuzuarit të punësuar në MPB për të cilën gjykata u shqiptoi dënim me burg pas pranimit të fajit. Sipas aktakuzës, ajo ka miratuar dënien e 198 pasaportave të falsifikuara.
Gjykata Olivera Sofronievskës i shqiptoi edhe ndalim për kryerjen e profesionit në afat prej 10 viteve..
“Si zyrtar i autorizuar në MPB, Oliver Sofronievska në asnjë rast nuk është dashur ta shkelë ligjit, ndërsa Olivera gjatë kësaj periudhe ka miratuar përpunimin e 198 pasaportave të falsifikuara”, tha gjyqtarja Ola Ristevska.
Rrethana lehtësuese, tha ajo, janë pranimi i fajit dhe pendimi për kryerjen e veprës.
Sofronievska akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare ku parashihet dënim maksimal deri në 4 vjet.
Gjykata ndahu procedurën për të akuzuarit tjerë Faruk Buki, Vesna Kolevska dhe Branisllava Vlladiçevska.
Më herët fajin e pranoi edhe Shemsedin Jashari, të cilit gjykata i shqiptoi dënim me burgim prej 1 vjet e shtatë muaj.
Gjykata në seancën e parë i shpalli fajtorë për veprën keqpërdorim të pozitës zyrtare katër të punësuar në MPB të cilët pranuan fajin dhe ju caktoi dënime Denis Barufit, Alen Liçina, Gjorgje Vellkov dhe Faruk Bila. Gjykata Raif Miftarit i cili pranoi fajin i dha po ashtu dënim.
Rastin e udhëheq gjyqtarja Ola Ristevska, ndërsa përfaqësuese i prokurorisë është Spasenska Andonova.
Ndryshe, sipas aktakuzës, gjatë periudhës qershor 2017 deri në dhjetor 2020 janë dhënë 214 pasaporta të falsifikuara për shtetas të huaj./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari