Pas tërmetit në mbrëmjen e 9 janarit, në Manastir ka pasur ndërprerje të sinjalit të celularëve, njoftojnë për TV21 qytetarët.
Sipas tyre ka pengesa në kryerjen e telefonatave, ndërkaq pengesa janë regjistruar edhe në komunikim përmes internetit. Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend dridhje të tilla, ndërkaq shtojnë se mbrëmjen do ta kalojnë jashtë shtëpive të tyre.
Tërmeti ishte prej 5.8 ballëve sipas shkallës Rihter ndërsa dridhjet e fuqishme u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut. Tërmeti ishte me epiqendër në qytetin grek Florina, që gjendet në afërsi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në afërsi të Manastirit.

KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...