Partitë shqiptare në Maqedoni shpërfillin përvjetorin e Nënë Terezës

23:15 | 19 Tetor 2015
Gita

Të angazhuar me politikë ditore në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme Parlamentare, apo nga moskujdesi, partitë shqiptare në Maqedoni harruan përvjetorin e Nobelistes Shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu.

Sot, asnjëra nga subjektet politike shqiptare në Maqedoni, nuk organizuan qoftë edhe një manifestim simobolik për të përkujtuar jetën dhe veprën ikonike të nobelistes shqiptare nga Shkupi, transmeton Zhurnal.

Edhe pse në Shqipëri, në Kosovë dhe në vendbanimet dhe mërgatën shqiptare, sot u realizuan shumë aktivitetet në përkujtimin e saj, as partia në pushtet, por as ato në opozitë nuk e panë të udhës për të organizuar manifestime në nderë të saj.

As partitë maqedonase që thirren në humanizmin e Gonxhe Bojaxhiut dhe tentojnë për ta përvetësuar veprën e saj, si duket janë futur në rubikonin e komisarit Johanes Han dhe nuk po kanë mundësi për të përcjell mesazhin e kësaj nobeliste nga Shkupi.

Ndryshe, qeveria shqiptare ka kujtuar sot humanisten e madhe Nënë Tereza, në 12 vjetorin e Lumturimit të saj.

Në aktivitetin e organizuar për nder të bamirëses së madhe, titulluar: “Nënë Tereza, ambasadore e Paqes dhe Vullnetarizmit”, mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, ministri Blendi Klosi si dhe vullnetarë të Korpusit të Paqes.

Kryeministri e quajti këtë një ditë të shënuar që imponon modesti dhe përgjegjësi. Rama tha se për shumë kohë Nënë Tereza është përkujtuar dhe kremtuar më shumë me ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar, shumë vjet i është mohuar të ishte në Shqipëri, por rrënjët shqiptare të Nënë Terezës janë një e vërtetë për tu mirëmbajtur me përkushtim.

“Ndoshta asnjë nga ne nuk do të përjetojë rrugëtimin mistik të Nënë Terezës por vullnetarizmi na afron më pranë thirrjes së saj,”tha Rama.
Agjencia e lajmeve “Zhurnal”, sjellë biografinë saj, humanistja dhe misionarja me origjinë shqiptare Nënë Tereza mbush sot 12 vjet nga lumturimi i saj.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza e Kalkutës, emër të cilin e mori kur themeloi urdhrin “Misionarët e Dashurisë “ në vitin 1951 për t’u shërbyer të varfërve dhe të pashpresëve të Indisë, u lumturua më 19 tetor 2003 nga papa Gjon Pali i 2 në Vatikan.

Çdo 19 tetor, veçanërisht Shqipëria dhe India, kujtojnë përvjetorin e lumturimit të Nënës Terezë, Gonxhe Bojaxhiut, e cila nuk është vetëm festë liturgjike, por Festa Kombëtare e Saj.

Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Nënë tereza gjithashtu është nderuar edhe me shumë çmime të tjera. Në vitin 2003 aeroportit të Tiranës, iu dha emir “ Nënë Terezë”, ndërsa në hyrje të aeroportit u inaugurua edhe busti i saj.

Nënë Tereza ka lindur në Shkup me 26 gusht 1910 në një familje kosovare dhe kur ishte 18 vjeçe u bë kandidate e Motrave të Loretos, të cilët kryenin misione humanitare në Indi. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës.

Ajo vdiq ne 5 shtator 1997 ne Kalkuta të Indisë. Nënë Tereza prehet në selinë e Urdhrit të misionarëve të bamirësisë në Kalkuta.

Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi,viktimave të rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni.

Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tiranë, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamirësia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfëritë” në 450 qendra në mbarë botën.

19 tetori, dita e lumturimit të Nënë Terezës është shpallur festë kombëtare në Shqipëri.

Në 12-vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar aktiviteteve të organizuara në qytetin e Lezhës në kuadër të kësaj dite.

Basha tha se Nënë Tereza ishte “një një njeri me shpirt të madh, plot sakrifica për njerëzit e varfër”. Në këtë ditë të veçantë, Basha përcolli mesazhin se “duhet të reflektojmë për të mbështetur njëri-tjetrin”. Ndërkaq, edhe Myftiu i Lezhës vlerësoi kontributin e Nënë Terezës.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë kujton ditën e lumturimit të Nënë Terezës, duke sjellë në vëmendje një postulat të saj, ku shprehet: “Jo të gjithë ne mund të bë jmë gjëra të mëdha. Por, ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.download

Shpërndaje në rrjete sociale