Është e panatyrshme dhe e pa dinjitetshme ajo që eurokomisari Han pas njëzet e pesë viteve pavarësi dhe më shumë se shtatëdhjetë viteve ekzistim të shtetit tonë ende më andej të mos e quaj Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, reaguan nga Partia Socialiste e Maqedonisë dhe kërkuan nga Han që t`i kërkoje falje popullit maqedonas, transmeton zhurnal.mk
Kjo parti dëshiron nga eurokomisari Johanes Han që të bëje tifo ndaj Republikës së Maqedonisë përballë një anëtare të NATO-së dhe BE-së, kështu në këtë mënyrë të marr anë dhe në vend se të jetë euro komisar për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, të shndërrohet në euro komisar që anon në konflikte midis shteteve të ndryshme.
“Duke e quajtur Republikën e Maqedonisë me IRJM, zotëri Han i ofenduat ndjenjat e qytetarëve maqedonas. Për ne është e pakuptueshme se si ju, një përfaqësues i lartë i BE-së në fjalimin tuaj në opinionin e Republikës së Maqedonisë ende më andej e përdorni akronomin ofendues. Ne, socialistët maqedonas mendojmë se me kushtëzimin e këtillë të shtetit tonë, ju gjegjësisht edhe nuk e dini se në cilin shtet vini. Shpresojmë se do të merrni forca që t`i kërkoni falje popullit maqedonas”, porositën nga PSM, transmeton zhurnal.mk
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë