Parlamenti malazez do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të vendosur për shkarkimin apo jo të Dritan Abazoviç.
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zv.kryeministrit, Dritan Abazoviç.
Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës vjen në një kohë kur Abazoviç ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
Më 4 shkurt parlamenti do të vendosë nëse do të rrezohet kryeministri ose do të hapet rruga që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga 81 deputetë dhe mazhoranca qeverisëse bashkë me votat e Abazoviç arrin të formojë një shumicë të brishtë.
Pritet që me formimin e një shumice të re, Abazoviç të jetë kryeministër i një qeverie kalimtare që do të përgatisë vendin për të shkuar në zgjedhje./kk/
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...
Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije
Dolce kritikon Elijonën: Je shumë e fshehtë, dinake
Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me t...
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Çështje që i për...