Parashikimi i motit në Maqedoni

08:25 | 9 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Moti sot paradite do të jetë me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-lindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 16 deri në 20 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me mjegull, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

 

Shpërndaje në rrjete sociale