Të rinj shqiptarë nga iniciativa “Pse jo” dhe “Unë besoj” në përkrahje të një shqiptari për Kryeministër të Maqedonisë së Veriut ka dalur sot me mesazh para selisë së partisë opozitare maqedonase.
“Për vite me radhë, politika maqedonase sundohej ekskluzivisht nga binomi i partive maqedonase, i cili para së gjithash na dëmtoi ne, të rinjtë shqiptarë të këtij vendi.

“Sot, Ne jemi këtu, para selive të binomit maqedonas, që reagoi aq ashpër dhe në mënyrë përjashtuese ndaj ambicies sonë legjitime dhe të drejtë, për të thënë që ka ardhur koha jonë.
“Në këto zgjedhje, ne, të rinjtë shqiptarë do t’i shkojmë deri në fund rrugëtimit për barazi dhe liri që filluan prindërit dhe gjyshërit tanë tre dekada më parë.

“Ne nuk duam të vazhdojmë t’i shohim miqtë dhe familjen tonë të largohen nga vendi. Ne duam të kemi barazi të plotë.
“Kjo është koha jonë! Është koha për Kryeministrin shqiptar! Koha për të përmbushur ëndrrën dhe për të përmbyllur udhëtimin!” thanë të rinjtë në mes të Shkupit.

Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë