Axha i kryetarit të ri të Kamenicës, Qëndron Kastratit, Ismajli Kastrati, ka bërë me dije se para 74 vitesh gjyshi i Qëndronit ishte kryetar i kësaj komune.
“Pas plot 74 viteve, familja Fejza-Kastrati po e rikthen Kamenicën – Dardanën. Në vitin 1942-‘43, Muharrem Fejza ishte kryetar komune. Në vitin 2017, Qëndron Kastrati u zgjedh kryetar komune në Dardanë – Kamenicë.
Por fati i familjes Kastrati nuk ka qenë edhe i mirë, sepse gjyshin e Qëndron Kastratit, Muharrem Fejza – Kastrati e kanë vrarë regjimi jugosllav, po ashtu edhe babai i Qëndronit, Isa Kastrati është vrarë në luftën e fundit nga forcat serbo-çetnike, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urime Qëndron!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” axha i Qëndron Kastratit, shkruan Epoka e re.

Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores