Mjeku Nikolla Panovski në emisionin ‘Samo vistina’ foli për gjendjen momentale me coronavirusin në Maqedoninë e Veriut.
“Në Maqedoni deri në dhjetor do të kishim 10.000 të vdekur nga coronavirusi, apo çdo ditë do të kishim me nga 100 vdekje nëse nuk ndërmerreshin masat”, tha Panovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Panovski theksoi se nëse momentalisht kemi 5.000 aktive dhe se nëse një person infekton mesatarisht dy apo tre persona pa pasur masa, atëherë gjatë tre muajve të ardhshme do të kishim më shumë se 10.000 të infektuar në ditë.
Ai u përgjigj edhe në pyetjen se si janë shëruar 150 – 200 njerëz në ditë në kohën kur nuk ka ilaç për coronavirusin.
“Nuk duhet të themi se është shëruar, por është rikuperuar për shkak se njerëzit rikuperohen vetvetiu. Organizimit nuk i duhet ilaç, ai lufton vet me sëmundjen”, tha mes tjerash Panovski.
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...