Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Suedisë mbajti takim me Ministrin për Çështje Evropiane, Hans Dalgren.
“Suedinë jo vetëm që gjithmonë e kemi konsideruar si mbështetës dhe mik në arritjen e qëllimeve tona strategjike si që është integrimi evropian, por edhe si vend që është model, një lloj inspirimi në drejtim të marrjes së reformave të përshtatshme në frymën e vlerave evropiane”, theksoi Osmani, duke potencuar mbështetjen të cilën vendi e pret nga Mbretëria e Suedisë edhe në periudhën e ardhshme, në prag të vendimit të madh në tetor për fillimin e negociatave me BE-në këtë vit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga SÇE, gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani shprehu mirënjohje që në kuadër të projektit “Progresi Nordik” që implementohet në vend, Norvegjia dhe Suedia bashkërisht mbështesin procesin më të rëndësishëm në këtë moment- negociatat aderuese respektivisht mbështesin procesin e integrimit në përgjithësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
Në takim Osmani referoi edhe për zhvillimet aktuale në vend, lidhur me progresin në fushat kyçe si që janë sundimi i së drejtës, reformat në shërbimet e sigurisë, gjyqësori dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./Telegrafi/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...