Patentë shoferët e Maqedonisë së Veriut do të njihen edhe në Danimarkë.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Osmani teksa ka njoftuar për këtë vendim, ka thënë se zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Danimakë është shumë e rëndësishme e që kështu është tejkaluar një problem që me dekada ishte barrë e përditshmërisë së tyre.
“Nga sot lejet tona të vozitjes njihen edhe në Danimarkë! Informacionet e fundit të cilat sapo mbërrijnë nga Ambasada jonë në Kopenhagë, thonë se autoritetet daneze, në bazë të bashkëpunimit bilateral, sollën vendim për pranimin e lejeve të vozitjes nga Maqedonia e Veriut. Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga data e 14 dhjetorit mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes. Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë është shumë e rëndësishme dhe tejkalohet një problem që me dekada ishte barrë e përditshmërisë së tyre, duke marrë parasysh numrin e madh të diasporës tanë atje. Diplomacia në shërbim të diasporës”, ka shkruar Osmani.
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...
Aksident në rrugën Korçë-Maliq, lëndohen babai me dy fëmijët...
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...