Zëdhënës i BDI-së Bujar Osmani flet për deputetët e BDI-së që gjenden në godinën e kuvendit. Osmani konfirmon se janë sulmuar edhe deputetët e kësaj partie.
Osmani apeloi që qytetarët të mbeten të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve sepse sipas tij situata mund të eskaloj edhe më shumë, njofton Alsat-M.
Ai tha se pasi të qetësohet situata atëherë do të bëhet një analizë e detajuar dhe do të kërkohet edhe përgjegjësi për rolin e policisë e cila nuk ka reaguar me kohë për të parandaluar eskalimin e situatës.
Deputeti shqiptar raportohet të ketë thënë se Ahmeti është në kontakt me të gjithë aktorët politikë dhe se sipas tij po bëhen të gjitha përpjekjet që situata të vihet nën kontroll.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare