OBRM-PDUKM: Të vetmit që punësohen janë ushtarët partiak të qeverisë

16:02 | 19 Gusht 2018

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM-ja kumtoi dhe tha se “Të vetmit që punësohet janë ushtarët partiak të qeverisë, duke i shkelur të gjitha kriteret dhe sistemin e meritokracisë”.

“Derisa Carovska lavdërohet në konfereca për shtyp, kolegu i tij Tevdovski bën punësime të paligjshme të 6.000 ushtarëve partiak. Përsërisim 6.000 ushtarë partiak që do të jenë në llogarinë shtetërore. Ka një kriter, mbi të gjitha të kesh librezë partiake të LSDM-së.” thonë nga OBRM-PDUKM-ja

Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën

Ata shtojnë se derisa kjo po ndodh, Qeveria është në heshtje ndërsa subjekter tjera janë nën kontrollin e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri po ndodhën kjo, Qeveria hesht, por edhe të gjitha subjektet tjera janë nën kontrollin e qeverisë. Skandale të përmasave të papara. Duhet të ketë përgjegjësi penale për ministrin e financave, sepse është pajtuar me punësimit, ndërsa të njëjtat nuk janë paraparë tek planet vjetore”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se të rinjtë janë lënë anash./Telegrafi/

Lajmet më të lexuara