OBRM-PDUKM shpreh keqardhje të thellë për viktimën, jetën e humbur para kohe të një vajze 24-vjeçare, në aksidentin e djeshëm në bulevardin “Arradhat Partizane”, thuhet në komunikatën e partisë.
Kjo nuk është hera e parë në këto vitet e fundit që njerëz humbin jetën në rrugë dhe rrugë dhe gjithmonë ka mungesë përgjegjësie.
“Dhe pas 24 orësh heshtje nga Ministria e Brendshme. Spasovski mburret me disa shifra për një numër të reduktuar të aksidenteve në komunikacion, e në të njëjtën kohë po vulosin afera.
Kriminelët shkaktojnë aksidente dhe janë të lirë. Qeveria po dërgon një mesazh mosndëshkimi dhe nxitje të kaosit në rrugë.
Apelojmë MPB-në dhe Spasovskin që sa më shpejt të zbardhet rasti, por edhe të shtohen kontrollet në rrugë.
Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Spasovskit që të marrë përgjegjësi. Ka 6 vite ministër i Brendshëm, ndërsa siguria sa vjen e përkeqësohet çdo vit.
Spasovski është i paaftë për të menaxhuar MPB-në dhe kaosi në vend, mosndëshkimi i krimit dhe vuajtja e qytetarëve është për shkak të paaftësisë së tij”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
Kosova e humb mapin e parë ndaj Danimarkës
Abdixhiku e thotë qartë: Pa një reformim të VV-së, bashkëpun...
Gjendet i vdekur një 73-vjeçar në banesën e tij në Prizren
ZYRTARE: Theo i bashkohet Al-Hilal
Gjykimi për vrasjen e argjentinases, dëshmitari thotë se në ...
Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, pranohen në prova deklaratat ...