Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sërish në Shkup do të protestojë kundër padrejtësisë, revanshizmit dhe dhunës politike.
Protesta do të mbahet të shtunën dhe do të fillojë nga ora 18:30 para Ministrisë së Drejtësisë dhe do të përfundojë para Prokurorisë Themelore Publike.
Sipas tyre, në kohën kur mafia në pushtet pëson disfata në çdo fushë, më shumë shkon drejt përndjekje politike dhe frikësimit.
“Mafia punon sipas partimit, mafia të padit, mafia të gjykon. Për këtë shkak shohim qindra raste ku mafia në pushtet sulmon gazetarët, opozitën dhe popullin”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se Kacarska tashmë shpërblyer në Gjykatën Kushtetuese dhe tani kanë mbetur “ato gjykatës dhe prokurorë që punojnë me direktiva të Zaevit që më pas të përparojnë dhe të shpërblehen”.
Ndryshe, deri tani OBRM-PDUKM ka organizuar protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, për mbrojtje të figurës së Goce Dellçevit dhe për drejtësi./Telegrafi/
ZPS: Selimi mori pjesë në krime, kushëririn e tij e emëroi v...
Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura...
Mitrovica mbështet 350 studentë me bursa prej 720 eurosh
SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtar...
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...
Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xhela...