Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaevi dhe LSDM është sinonim për krim dhe korrupsion. Pushteti i LSDM-së për tre vite nuk bëri asgjë për qytetarët”.
“Epidemia e nepotizmit ishte një nga skandalet e para që e shkundi publikun, e që doli në në publik fytyra kriminale e këtij pushteti. Familjarë të afërt e të largët u punësuan në administratë publike, vetëm për shkak se janë familjarë me funksionarë shtetërore dhe partiakë”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se krimet kanë vazhduar edhe me Fondin për Inovacione, Rashkovskin me firmën italiane ‘Leonardo’.
Zaev, sipas OBRM-PDUKM-së, qeveris vetëm me krim dhe se qytetarët nuk panë asgjë pozitive në qeverisjen e LSDM-së.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...