Dje në Maqedoni u regjistruan 1.192 raste të reja me COVID-19, që është rekord ditore që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu humbën jetën 22 persona.
Vala e vjeshtës e coroanvirusit i ka mbushur edhe kapacitetet spitalore. Janë hospitalizuar 844 pacientë, prej të cilëve 130 janë me mbështetje të oksigjenit, ndërsa dy në respirator, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që të respektohen masat, në mënyrë që të parandalohet kolapsi i sistemit shëndetësor.
Ata thonë se i kanë rritur kapacitetet për testim për COVID-19, ndërsa të gjitha klinikat interne në vend do të pranojnë pacientë me coronavirus.
Ndryshe, Qeveria ka vendosur masa të reja për parandalimin e kësaj sëmundje – objektet hotelerike do të punojnë deri në ora 21:00, si dhe ndalohet grupimi i më shumë se katër personave pas orës 21:00.
Funksionarët qeveritar thonë se për momentin nuk mendohet që të ketë karantinim të plotë, por që nuk e përjashtojnë këtë mundësi.
Theksojmë që numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni është 35.097, prej të cilëve 22.024 janë shëruar, ndërsa 1071 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 12.002./Telegrafi/
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania