Pançe Angellov, personi i cili më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë sulmoi deputeten e atëhershme, tani ministre e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska duke e kapur për flokë, iu refuzua kërkesa për ulje të dënimit nga ana e Gjykatës së Apelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai do të mbetet me aktgjykimin që iu shqiptua, pra duhet të vuaj dënim prej 4 vjet burg, pasi që Gjykata e Apleit nuk i pranoi argumentet ligjore të mbrojtjes së tij.
Angellov dhe mbrojtja e tij në seancë publike në Gjykatën e Apelit më 16 janar kërkuan që gjykata të rishqyrtojë vendimin dhe të shqiptojë dënim më të ulët ose dënim me kusht.
Hyseni thërret seancë të jashtëzakonshme për Kuvendin e Gjil...
Gardiani i Kosovës në “radarin” e Juventusit
Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme
Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen n...
Oficeri Alban Haziri u shpall ndër sportistët më të dalluar ...
Reshje të shumta e vërshime – Droni i Reuters’it tregon gje...