Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur nga mbrëmë në vendin tonë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në zona të ndryshme.
Sipas informacioneve të deritanishme, Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Drenasi e Klina janë ndër qytetet më të prekura nga vërshimet, duke bërë që shumë shtëpi e prona tjera të kaplohen nga uji.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pjesën perëndimore të vendit, si në Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec e Klinë, por edhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.
Si rezultat, IHMK thotë se disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.
Instituti paralajmëroi se këto reshje, me intervale dhe intensitete të ndryshme, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, “duke mundësuar paraqitjen e vërshimeve lokale, probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit, si dhe vështirësi në trafik”.
“Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën qendrore, lindore dhe jugore (Ibri, Sitnica, Lepenci, Morava e Binçës, etj.), paraqesin ngritje të lehta të nivelit të ujit”, tha IHMK.
Për të parë më saktësisht gjendjen nga të reshurat, agjencia e lajmeve Reuters ka bërë incizime nga ajri me dron, pamje të cilat tregojnë shtëpi, automjete e toka bujqësore të mbuluara nga uji, të cilat mund t’i shihni më poshtë:
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...