Zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa në seancë për pyetje të deputetëve tha se “nuk ka tendencë të rritjes së numrit të të sëmurëve nga fruthi, dhe mbetet në fuqi ndalimi i fëmijëve të pa-vaksinuar në çerdhe për t’u parandaluar zgjerimi i sëmundjes”.
“Nuk ka tendencë të rritjes së numrit të të sëmurëve nga fruthi. Numri i fëmijëve të vaksinuar deri në ditën e djeshme është 8.800, do të thotë rreth 9.000 do të ishte në fund të ditës. Numri i përgjithshëm i fëmijëve të pavaksinuar ishte 15.000, 12.000, ishin fëmijë të moshës para shkollore, ndërsa të tjerët ishin të rritur. Me mbarimin e procesit të vaksinimit”, tha Musa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se vaksinat e prodhuara nga “Gaksomit” janë me cilësi të lartë dhe të regjistruara në të gjitha vendet e BE-së dhe në më shumë se 70 vende jashtë Bashkimit Evropian.
“Aspak nuk bëhet fjalë për dyshime në cilësinë e vaksinave. Duhet bashkërisht të luftojmë me konfuzionin që i bë me deklaracionet te kutitë me gabim të datës së skadimit”, tha mes tjerash Musa.
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...