Një delegacion shtetëror dhe kishtar, i udhëhequr nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nesër do të marrë pjesë në ceremoninë e kanonizimit të Nënës Terezë në Vatikan, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ceremonia do të mbahet në sheshin “Shën Pjetri”, ndërsa në të kreu i Kishës katolike Papa Françesku do ta shpallë Nënën Terezë për Shenjtore.
Presidenti i Maqedonisë nesër në mbrëmje do të merr pjesë edhe në hapjen solemne të ekspozitës së fotografive dhe teksteve të lidhura me jetën dhe veprën e Nënës Terezë – Santa di Skopje, Santa del mondo në kishën “Shën Stanisllav”.
Nënë Tereza ka qenë fituese e Çmimit Nobël për paqe, ndërsa karakteri i saj çudibërës ka qenë i pranuar nga Kisha katolike. Ceremonia e lumturimit të Nënës Terezë, që është një hap para shpalljes për Shenjtore, është mbajtur në Sheshin “Shën Pjetri” në vitin 2003, ku morën pjesë mbi 300.000 mijë besimtarë. Me shërbimin solemn udhëhoqi kreu i atëhershëm i Kishës katolike Papa Xhon Pali i Dytë, ndërsa në ceremoninë mori pjesë një delegacion nga Maqedonia, i udhëhequr nga presidenti i atëhershëm, Boris Trajkovski.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj