Në kuadër të Programit për mbështetjen e parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në organizim të Parlamentit Evropian sot dhe nesër në Bruksel do të mbahet seminar për mediat sociale në të cilin marrin pjesë deputete nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut.
Në përbërjen e delegacionit të Kuvendit janë deputetet Shpresa Hadri, Vlladinka Aviroviq, Sllavica Shumanska-Miteva dhe Sllagjana Mitovska.
Pjesëmarrëset në seminar do të realizojnë takime bilaterale me kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të ndryshme, kryetarët e delegacioneve të Parlamentit Evropian, deputetë nga Serbia dhe nga Mali i Zi, eurodeputet, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian dhe të tjerë, kumtoi shërbimi qeveritar për media.
Qëllimi i seminarit, siç thuhet në kumtesë , është të këmbehen përvoja të Maqedonisë Veriore, Serbisë dhe Malit të Zi në drejtim të mediave sociale./MIA
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...