Uji në Liqenin e Dojranit e ka arritur nivelin më të lartë në 60 vitet e fundit, deklaroi vëzhguesi për matjen e ujit, Zllate Talevski.
Sipas tij, ditëve të fundit niveli i ujit është 242 centimetra mbi kuotën minimale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nivel i këtillë në liqen shënohet pas vitit 1958, kur është arritur niveli i tanishëm, por prej dje tashmë shënohet rritja graduale.
“Niveli në liqe ishte në kuotën minimale diku në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ndërsa pastaj filloi intensivisht të zbrazet. Në periudhën kur Liqeni i Dojranit ishte më i zbrazët dhen ishte në minus nga pothuajse tre metra, me nivelin e tanishëm të ujit shënojmë gjithsej rritje të nivelit të ujit nga pothuajse gjashtë metra”, tha Taleski.
Përndryshe, në vitet e nëntëdhjeta nga shekulli i kaluar Liqeni i Ohrit ka përjetuar katastrofë ekologjike me zbrazje të papritur të ujit. Në shtator të vitit 2002 ishte lëshuar në përdorim sistemi për shpëtimin e Liqenit të Dojranit, prej të cilit në liqe rrjedh prej disa qindra litra në sekondë.
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...