Nis intervenimi nga qielli për shuarjen e zjarrit në Tetovë.
Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, helikopteri i cili ka arritur tashmë në Tetovë, do të tentojë të pengojë përhapjen e zjarrit në pjesën ku ruhen lëndët shpërthyese.
“Për momentin po punohet në detektimin e ajrit, gjegjësisht nëse ka gazra toksikë dhe çfarë lloji. Situata për momentin nuk është alarmante. Sipas informacioneve që kemi, ka një nivel të shtuar të grimcave PM. Për këto arsye kemi kërkuar që uji të hidhet përgjatë vijës së zjarrit, gjegjësisht të pengohet që zjarri të mos bartet në pjesën e pasme ku ka kontejnerë me lëndë shpërthyese”, tha Angelov./alsatm/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim