Aleksandar Nikollovski, zv.kryetar i OBRM-PDUKM-së e ka përshëndetur vendimin qeveritar për largimin e një diplomati rus nga Maqedonia.
Sipas tij, veprimi është në rregull, dhe se Moska nuk është partnere e Maqedonisë, por Brukseli, Londra e ëashingtoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në intervistën e tij për emisionin “200”, në Alsat-M, Nikollovski thotë se nuk është në rregull që të mos ndahen informacione me opozitën, dhe të mos ketë konsultime.
Njiherit Nikollovski e ka dënuar rastin e helmimit të një agjenti të dyfishtë në Britani të Madhe, për të cilin rast, faji hidhet te Rusia.
Ndërsa Ambasada ruse në Shkup e komenton këtë deklaratë, dhe thotë se sipas Nikollovskit, Moska nuk ka qenë partnere e OBRM-PDUKM-së.

Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka